GazetaMax
Lajme

BDI: Dënojmë deklaratat skandaloze të deputetit të VMRO, vendi ecën rrugës europiane

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër deklaratat skandaloze të deputetit të VMRO DPMNE thënë nga institucioni më i lartë ligjvënës.

Deklaratat e tilla të Aleksandar Nikollovskit që njëherit është dhe nënkryetar i partisë më të madhe opozitare jo vetëm që janë skandaloze por edhe luftë nxitëse dhe shpërndajnë urrejtje tek popullata.

Bashkimi Demokratik për Integrim i bën thirrje VMRO DPMNE që të distancohet nga këto deklarata nxitëse të Nikollovskit thënë nga Parlamenti dhe njëherit bën thirrje që të njejtat deklarata të dënohen edhe nga partitë tjera të cilat punojnë që vendi të ecë përpara.

Nuk duhet lejuar në asnjë rast kur vendi gjendet në momentet më të vështira për të ecur në rrugën europiane, dikush të kthejë për vite me rradhë mbrapa me deklarata luftë nxitëse.

Bashkimi Demokratik për Integrim, siguron qytetarët se si subjekt proeuropian dhe proamerikan do të punojë që të ruajë frymën demokratike dhe europiane të vendit dhe të punojë që e ardhmja e gjeneratave të reja të jetë tek familja e madhe europiane.

Related posts

AETM: Me kartela për e-tregtarët janë realizuar 17,3 miliardë denarë në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar

Gazetamax.mk

Sterjovski: President maqedonas i Shqipërisë, pse jo, në Mal të Zi zgjodhën për kryeministër një shqiptar

Gazetamax.mk

Panair rajonal “Bukuritë e rajonit Sharr – Korab – Koritnik”

Gazetamax.mk