Saturday, April 25, 2026

Lajmi në kohë reale

Letër prekëse nga familja e Liridona Ademajt: “Ajo nuk kthehet më, do marrim kujdestarinë e fëmijëve”

Familja e Liridona Ademaj ka publikuar një letër prekëse pas vendimit të gjykatës për vrasjen e saj, duke shprehur dhimbjen e thellë dhe vendosmërinë për të ardhmen e fëmijëve.

Në mesazhin e tyre, familjarët theksojnë se, pavarësisht vendimit të drejtësisë, humbja është e pakthyeshme.

“Liridona nuk kthehet më… as për familjen, as për fëmijët e saj”, thuhet në reagim.

Ata shprehen se vendimi i gjykatës ka sjellë njëfarë lehtësimi moral, pasi drejtësia është vendosur, por theksojnë se dhimbja mbetet e përhershme.

Një nga pikat kryesore të letrës lidhet me të ardhmen e dy fëmijëve të saj. Familja ka bërë të ditur se do të kërkojë kujdestarinë e tyre përmes rrugëve ligjore, duke përfshirë edhe autoritetet ndërkombëtare.

Sipas tyre, ky vendim gjyqësor do të shërbejë si dëshmi për fëmijët në të ardhmen, për të kuptuar të vërtetën mbi tragjedinë që i mori nënën.

Rasti i Liridona Ademajt vazhdon të tronditë opinionin publik, ndërsa familja e saj mbetet e fokusuar në një qëllim: drejtësi dhe mbrojtje për fëmijët e saj.

Latest Posts

Mos e humb lajmin