Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka postuar një fotografi nga takimi i së hënës në Bruksel, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politike të Jashtme, Josep Borrell dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Vuçiqi e ka cilësuar këtë takim të vështirë, duke thënë se ashtu pritej të jetë.
“Takim i vështirë. E pritur. Nuk ka dorëzim”, ka shkruar ai krahas fotografisë.
Takimi trepalësh midis Kurtit, Vuçiqit dhe zyrtarëve evropianë, është ende duke u zhvilluar, ndërkaq pas tij pritet të ketë konferencë për media nga Borrelli.
Ky takim po zhvillohet pas takimeve të veçanta të zyrtarëve të BE-së me Kurtin dhe Vuçiqin.
Fokusi takimeve është mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.