I ftuar sonte në emisionin debativ Click plus në Tv21, zëvendës kryeministri i parë Grubi ka folur për formimin e shumicës së re parlamentare dhe hyrja e ASH në Qeveri dhe formimi i frontit të përbashkët proeuropian.
Ne nisëm një fushatë për front të përbashkt pro-BE, ftuam partitë për dialog dhe të bashkohen në këtë front, përveç atyre që kanë frymë anti BE. Ka pasur dialog të hapur dhe ASH tregoj interes të shtuar për të vazhduar këtë debat në mënyrë konstruktive, pas zgjedhjeve të brendshme partiake në ASH ata u bënë pjesë e koalicionit qeveritar. Më vjen keq që Alternativa braktisi këtë qeveri mirëpo derën e kanë të hapur. Patëm takime me Alternativën dhe u bisedua që si BDI si ata të japin kontributin e tyre dukë dhënë ministri, pra ndarja e ministrive apo drejtorive u bëhet në proporcion me numrin e deputetëve që ka një parti në koalicion, në këtë rast ASH ka tetë deputet, tha Grubi.
https://fb.watch/iYPU8nsJpj/