GazetaMax
Lajme

Paralajmërohet shtrenjtim i ilaçeve nga 1 marsi

Shkup 28 shkurt – Shoqata e farmaceutëve ka paralajmëruar rritje të çmimeve të disa barnave, e të cilat jepen pa recetë mjeku, informon Zhurnal.

Ymer Ymeri, nënkryetar në dhomën e farmaceutëve, në një deklaratë për Alsat, ka konfirmuar se këto paralajmërime kanë ardhur nga kompani farmaceutike, se që nga 1 marsi do të shtrenjtohen ilaçet, por jo ato që janë në listën pozitive dhe që meren me recetë nga mjeku amë.

“Informacione zyrtare kemi nga ana e kompanive se do të ketë rritje sidomos nga data 1 mars për ilaçet OTC ku rritja do të jetë e dukshme ndërsa tek ilaçet e listës pozitive dhe ilaçet tjera që merren me përshkrimin e mjekut nuk ka ndonjë paralajmërim. Ankesa ka nga ana e qytetarëve dhe janë me të drejtë, ka disa medikamente që mungojnë në tregun farmaceutik siç janë barnat epileptic të cilat një kohë të gjatë nuk janë prezente ka dhe disa barna tjera të zemrës të cilët i shkruan mjeku”, tha Ymer Ymeri.

Related posts

Kovaçevski: Zhvillohen negociata që të sigurohet rrymë me çmime të ulëta

Gazetamax.mk

Samiti BE – Ballkani Perendimor/ Ahmeti: Ditë historike për të ardhmen tonë të përbashkët europiane

Gazetamax.mk

Rama në një market në Tiranë: Duam që të ketë një lloj solidariteti dhe dakordësie nga tregtarët

Gazetamax.mk