GazetaMax
Lajme

Zëvendëssekretarja shtetërore amerikane e ShBA-së Sherman, me mbështetje për Osmanin: Mirëpresim lidershipin dhe mbështetjen e fuqishme në raport me Ukrainën

Zëvendëssekretarja shtetërore amerikane e ShBA-së Sherman, me mbështetje për Osmanin: Mirëpresim lidershipin dhe mbështetjen e fuqishme në raport me Ukrainën

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në kuadër të agjendës dyditore në Uashington, dje ka takuar Uendi Sherman, Zëvendëssekretaren shtetërore në administratën e presidentit amerikan Xhozef Bajden. Pas takimit, Sherman shkroi në Twitter:

“Lavdërime për Ministrin e Punëve të Jashtme Osmani për lidershipin e fuqishëm të Maqedonisë së Veriut në mbështetjen e Ukrainës dhe dënimin e agresionit rus. Folëm edhe për mbështetjen e ShBA-së për Maqedoninë e Veriut në proceset e integrimeve europiane”, ka shkruar Sherman.

Related posts

Mexhiti: Bit Pazari është krenari ekonomike dhe kulturore e Çairit

Gazeta Max

MASH: Rindërtimi i konvikteve për studentë do të fillojë në etapa në gjysmën e dytë të vitit

Gazeta Max

“Konkurset për punë dëmtojnë edhe më shumë të pa punët, shpenzime për aplikim në fund pranohen ata që janë të deleguar”

Gazeta Max