GazetaMax
Lajme

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Këshilli i Ministrave të BE-së vendos sot

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian do të mblidhet sot, ndërkaq në rend dite është edhe aprovimi i liberalizimit të vizave për Kosovën.

Demush Shasha, drejtor i Instituti të Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK) në një postim në Facebook ka bërë të ditur se kjo nënkupton që konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik.

“Lajm i shkëlqyer që Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovojë liberalizimin e vizave për Kosovën, nën ‘pikën A’ që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”, ka shkruar Shasha në Facebook.
Më 12 janar të këtij viti Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, që shkurt njihet edhe si LIBE, i Parlamentit Evropian, në pikën për Kosovën që ndërlidhet me procesin e liberalizimit të vizave kishte votuar me shumicë dërmuese pro liberalizimit të vizave.

Ndërkaq, më 14 dhjetor të vitit të kaluar Ambasadorët e Bashkimit Evropian (BE) e kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ekipet negociuese të Parlamentit Evropian dhe kryesisë së Këshillit të BE-së, arritën marrëveshjen për projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.

Institucionet e BE-së ranë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024.

Sipas rregullave, mbajtësit e pasaportave të Kosovës që udhëtojnë në BE pa viza, do të mund të qëndrojnë për 90 ditë, në çdo periudhë 180 ditore

Related posts

Galeria Nacionale merr çmimin MUZEU I VITIT

Gazetamax.mk

Fondi Sovran prezantohet para bizneseve: Qeveria do t’i bartë ndërmarrjet publike bashkë me 24 mijë asete tjera

Gazetamax.mk

Kompani, hotele, aksione, hapësira tregtare, pjesë e pasurisë prej 32 milionë euro që gjykata i ka ngrirë Mijalkovit

Gazetamax.mk