GazetaMax
Lajme

Lajçak sot në Beograd, do të takohet me Vuçiqin

Në vazhdën e përgatitjeve për takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër, e ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Miroslav Lajçak do të udhëtojë sot për në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, njoftoi Presidenca e Serbisë.

Takimi është planifikuar për në orën 14:30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, ndërsa pas takimit do të publikohet një komunikatë për media.

Lajçak tri ditët e kaluara i kaloi në Prishtinë, ku pati takime me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës në Kosovë, shefa të misioneve ndërkombëtare, si dhe me ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Takimi i 18 marsit, vjen pas dakordimit për Planin Evropian më 27 shkurt në Bruksel. Të dy shtetet u pajtuan për Planin Evropian, i cili u publikua menjëherë më pas, por marrëveshja nuk u nënshkrua nga asnjë shtet. Kosova dhe Serbia ende pritet të merren vesh edhe për Planin e Zbatimit të propozimit.

Related posts

Qeveria po shqyrton mundësinë për rritje lineare të pensioneve për 2,000 denarë! 1,000 në vjeshtë dhe 1,000 në pranverë

Gazeta Max

Kompania që qëndron pas kukullës Labubu regjistron fitime historike

Gazeta Max

Klubet bullgare duhet të harmonizohen me Ligjin me shoqata, vlerëson Pendarovski

Gazeta Max