GazetaMax
Lajme

Grubi për Ahmetin: E tret veten për t’iu bërë dritë të tjerëve, nuk guxojmë t’ia kthejmë shpinën

“Jam i vetmi nga familja që është i përfshirë në politikë. Vetëm një arsye kam – Ali Ahmeti. Është burrë i jashtëzakonshëm, i cili e tret veten për t’iu bërë dritë të tjerëve. Është një burrë që nuk i di salltanetet dhe sefatë”.

Kështu u shpreh zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nga tubimi i BDI-së në Çair ka folur për familjen e tij.

Shtoi se publikimi i dokumenteve të “UDB-s, dëshmoi se Ali Ahmeti është i pastër si kristali dhe si loti”.

“Këtë nuk duhet ta harrojmë asnjëherë, dhe në veçanti Dega e Çairit nuk duhet ta harrojë asnjëherë. Nuk guxojmë të jemi bukëpërmbysës. Nuk guxojmë t’ia kthejmë shpinën Ali Ahmetit”, tha Grubi.

Related posts

Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së ankohen se kanë pak kohë për përgatitjen e mbrojtjes

Gazeta Max

Shtëpitë e rusëve që iu vunë sanksione të përdoren për qëllime humanitare

Gazeta Max

Vetëm blloku A3 në funksion, ish-opozita e shqetësuar: Kosova buzë kolapsit, energjia po blihet nga Serbia

Gazeta Max