GazetaMax
Lajme

Analistët: Nëse VMRO-DPMNE mbron interesin shtetëror, duhet të votojë për ndryshimet kushtetuese

Meqenëse edhe opozitarja VMRO-DPMNE është deklaruar publikisht se mbështet procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian (BE), atëherë për interesin e përgjithshëm të qytetarëve dhe vendit, deputetët e saj duhet që të mbështesin edhe ndryshimet kushtetuese të nevojshme për vazhdimin e rrugëtimit eurointegrues të vendit, thonë analistët politik për portalin Politiko.mk

“Meqenëse VMRO – DPMNE si parti janë deklaruar se mbështesin procesin e antarsimit të vendit në BE, meqenëse ky proces është për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe vendit, pra edhe kjo parti duhet të ndihmoj në këtë moment. Jam thellë i bindur se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin në afatin e parashikuar. Cila do të jetë marrëveshja apo kompromisi është diçka tjetër, se nuk mund të tallen me fatin e shtetit këtë e dinë të gjithë”, deklaroi ish-deputeti Zudi Xhelili për Politiko.mk

Politikologu Blagojçe Atanasoski vlerëson se opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE duhet të marrë pjesë në gjithçka që do të thotë përparim drejt BE-së, sepse është një interes mbipartiak dhe kombëtar.

“Bllokimi i perspektivave evropiane sjell dëm për të gjithë, për qytetarët, për shtetin, për shoqërinë, për marrëdhëniet ndëretnike, por edhe për vetë VMRO-DPMNE-në si parti politike, sepse nëse nuk i miraton ndryshimet kushtetuese, mund të jetë të shpallur parti proruse dhe antiperëndimore dhe të mos lejohet fare të formojë qeveri, edhe në rast të fitores në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, deklaroi Atanasoski për Politiko.mk

Related posts

Disa lagje të Shkupit sot pa energji elektrike

Gazeta Max

Ali Ahmeti uron Papën Leo XIV dhe të gjithë besimtarët katolik

Gazeta Max

Mickoski: Po punojmë për shumicë të re por kujdesemi të mos del një Kastriot tjetër

Gazeta Max