GazetaMax
Lajme

Saliu: Vendi ende nuk e ka kaluar rrezikun e ndikimit rus, “Frontit për Europë” të Ahmetit nuk duhet ti frikësohet askush

Maqedonia e Veriut ende nuk e ka kaluar rrezikun e ndikimit rus, kështu vlerëson analisti politik Urim Saliu, duke komentuar iniciativë e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti për fuqizimin e mëtejmë të “Frontit për Europë” me të gjitha forcat pro-evropiane dhe pro-amerikane në vend.

“Këto përpjekje të partive dhe grupeve të caktuara dëshirojnë që ta pengojnë me çdo kusht rrugëtimin e këtij vendi në BE. Në fakt ky problem i përhapjes së ndikimit rus nuk është tek qeveria dhe asnjëra nga partitë shqiptare. Por lufta për të izoluar forcat ekzistuese në vend që janë pro ruse që dëshirojnë të përfitojnë dyfishtë pra edhe tek elektorati për të marrë më pas pushtetin është pra një luftë e ashpër me forcat tjera progresive në vend që duan ta shohin Maqedoninë të integruar. Nuk ka dyshim që Ali Ahmeti në këtë drejtim është kaq i zëshëm jo vetëm në thirrjet e tij por edhe në veprime. Ndikimi i tij u pa në Ohër javën e kaluar në takimet e tij me gjithë protagonistët e politikës ndërkombëtare që së pari u takuan me të . Por kjo betejë duhet paralelisht të vazhdojë e përkrahur edhe nga partitë tjera për të formuar vërtetë frontin evropian në këto momente shumë delikate për të minimizuar forcat regresive që nuk i duan të mirën vetë shtetit”, deklaroi Saliu për Politiko.mk

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi “Bashkë por Europë” me qytetarë dhe bazën partiake në Çair të Shkupit, deklaroi se misioni i tij dhe partisë që drejton ai është për bashkim.

“Në vitin 2001 më thoshin po çka të duhet Arbën Xhaferi e Ymer Ymeri, Jo, na duheshin sepse neve na duhej bashkim dhe unitet më shumë se kurrë. Kemi tejkaluar veten për shumë çështje, sepse uniteti të bën të rëndësishëm, sepse ne kemi përgjegjësi morale e kombëtare që shqiptarët të jenë aty ku e meritojnë. Ne nuk vijmë nga kancelaritë e as ekranet televizive, por vijmë nga ushtritë e lufta, për të përmbysur një sistem të vjetër e për të vendosur sistemin e barazisë. Frontit për Europë nuk duhet ti frikësohet askush”, theksoi Ahmeti.

Related posts

Shqiptari Abdulhamid Rizvani drejton partinë SPD të Leverkusenit në rrethet Rheindorf dhe Hitdorf

Gazetamax.mk

28 janari – Dita Ndërkombëtare e Privatësisë

Gazetamax.mk

Besimi: Masa të targetuara dhe konsolidim fiskal si përgjigje ndaj inflacionit dhe rrezikut të stagflacionit

Gazetamax.mk