GazetaMax
Lajme

Alternativa: Korrupsioni politik duhet të ndalojë tani dhe menjëherë, ftojmë të përkrahet amendamenti jonë për luftimin e korrupsionit

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vë në dukje atë që të gjithë e dimë. Korrupsioni politik ka depërtuar në të gjitha poret e sistemit dhe ky defekt duhet ndalur, tani dhe menjëherë!. Kështu ka deklaruar në konferencën për media, zëdhënësi i partisë Alternativa, Orhan Murtezani, i cili ka shtuar se qëllimi i tyre është që të ndërtohet mekanizëm kushtetuese që do t’i adresojë të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar në pushtetin ligjvënës, ekzekutiv dhe lokal, të cilët me ushtrimin e paligjshëm të pozitës zyrtare kanë fituar dobi të paligjshme pronësore.

“Politika nuk duhet të jetë më biznesi më fitimprurës! Ose do t’u shërbejmë qytetarëve dhe shtetit në kuptimin e vërtetë të fjalës ose do të bëhemi vend fantazmash. Të gjithë të rinjtë do të largohen dhe as mendja nuk do t’u shkojë të kthehen. Prandaj, AlternAtivA është partia e vetme politike që si pjesë e Qeverisë doli me propozimin e saj për ndryshimet në Kushtetutë, për të cilin jemi të bindur fuqimisht se duhet t’i bashkojë të gjitha partitë politike në Maqedoninë e Veriut. Amendament kushtetues që do ta afrojë Maqedoninë e Veriut një hap të madh përpara në integrimin në BE”, ka deklaruar Murtezani nga Alternativa.

Ai e shpjegoi në detaje edhe propozimin e Alternativës. Sipas tyre, lufta kundër korrupsionit dhe nevoja për t’i zhdukur zakonet tmerrësisht të këqija të korrupsionit politik dhe shmangia e drejtësisë duke u përpjekur të ndikojë në gjyqësor, është kancer – plagë e shoqërisë sonë dhe e bën politikën profesionin më të urryer.

“Ne jemi brez politikanësh që duhet të punojmë për të rikthyer besimin dhe shpresën se ndryshimet për mirë janë të mundshme. Në dallim nga konkurrenca jonë e drejtpërdrejtë politike që ka ngecur në të kaluarën, AlternAtivA është partia e së ardhmes!”, deklaroi Murtezani.

Related posts

Disa pjesë të Çairit dhe Qendrës sot pa ujë

Gazeta Max

Pastrohen 60 m kub mbetje tek deponia ilegale në Tophanë

Gazeta Max

Me investim prej 200 mijë deri 400 mijë euro, deri te nënshtetësia e Maqedonisë

Gazeta Max