Jemi mësuar të shohim klipe e të dëgjojmë këngê kushtuar fëmijëve ose prindërve por ky personazh ka dashur që dedikimi të jetë më special. Po flasim për tekstshkruesit dhe këngëtarin nga Malësia por që jeton nê Amerikë, Simon Gjonaj ku sapo ka publikuar projektin më të ri muzikor me titull “A vjen nanë ajo ditë”, ku i është dedikuar gjushes së tij tashmë të ndjerê. Ne mësojmë se Simoni ka pasur një lidhje mjaft të fortë me të dhe i kishte premtuar se do ta bënte një këngë, megjithatë ajo e zhgënjeu e iku në botën tjetër e pa e dëgjuar e pa e parë këngën. Artisti teksa e poston nê rrjetin e tij social shkruan kështu :
“Kënga ma e re
që ja kisha dedikuar Nanës (gjyshes) , Por fatkeqësisht ajo nuk jeton më, dhe rrugët e jetës na n’danë përgjithmonë. Premtimin e mbajta.
Shpresoj të ju pëlqej
texti : SGjonaj
Muz: Ardian Kastrati
Ork&Vok: Studio Zani Traboinit (Gjekë Dushaj)
Videomontimi: SGjonaj”.