GazetaMax
Lajme

Blerim Osmani emërohet drejtor organizativ në Spitalin klinik të Tetovës

Ndryshimet e fundit në Spitalin klinik të Tetovës pas ndodhive atje kanë përfshirë edhe drejtorin organizativ ku n ëkëtë pozitë vjen përsëri një kuadër i BDI-së.

Blerim Osmani, në pozitën e drejtorit organizativ në Spitalin klinik të Tetovës vjen pas një përvoje të gjatë në këtë subjekt politik.

Ka mbaruar shkollën e mesme në gjimnazin Kiril Pejçinoviq kurse studimet në drejtimin juridik në UT derisa në vitij 2017 ka mbaruar dhe studimet master.

Në vitin 2013 punësohet në Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ndërsa më pas kalon si jurist në Fondin për sigurim shëndetësorë derisa aktualisht është i punësuar në Teatrin e Tetovës si udhëheqës i Sektorit për punë të përgjithshme dhe punë juridike.

Ka qenë delegat në zgjedhjet brendaprtiake, kuvendar për zgjedhjet e degës së Tetovës në vitin 2019, udhëheqes i departamentit juridik në vitin 2017, shef shtabi i Forumit rinor ndërsa aktualisht është Sekretar i degës së BDI në Tetovë.

Në zgjedhjet e vitit 2021 ishte anëtar i Këshillit të komunës së Tetovës.

Blerim Osmani është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Related posts

Drejtori Idrizi nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me Zyrën e BE për Pronësi Intelektuale (EUIPO)

Gazetamax.mk

Derisa krerët e komunave jepnin llogari, Arsovska paralajmëron rekonstruimin e 36 urave

Gazetamax.mk

Skadon afati i thirrjes për subvencione për linja të reja ajrore, nesër hapja e ofertave

Gazetamax.mk