GazetaMax
Lajme

Histori e shkurtër reth Burek King në Zvicër

Ideja e “Burek King” ka nisur në vitin 2012 nga Fatmir Mehmedi nga Reinach i kantonit Aargau, me origjinë nga Kërçova. Emri fillimisht ishte Balkanika Burek.

Ideja e biznesit lindi nga nevoja e diasporës shqiptare që jeton në Zvicër për gatime tradicionale nga vendlindja. Cilësia dhe shërbimi i Balkanika Burek rritej nga viti në vit, gjë që e bëri të nevojshme zgjerimin në vende të tjera.

Sigurisht që ideja e zgjerimit kërkonte edhe zgjerimin e kapaciteteve menaxhuese. Përveç Fatmir Mehmedit, kësaj kompanie iu bashkua edhe Bekim Limani, po ashtu nga Kërçova, i cili jeton dhe punon në Zvicër.

Kërkesa për këtë produkt u plotësua edhe nga konsumatorët jashtë Ballkanit që jetojnë në Zvicër, dhe në veçanti nga vetë zviceranët. Fatmir Mehmedi dhe Bekim Limani vendosën që biznesi i tyre të ketë emër ndërkombëtar dhe nga viti 2020 të quhet Burek King.

Burek King fillimisht filloi me një vendndodhje në
Lucern në Hauptstrasse 39, 6015 Lucerne, më pas në Cyrih në Florastrasse 8953 Dietikon, pastaj në Aarau në Hauptstrasse 1, 5012 Eppenberg-Wöschnau ,Solothurn.

Burek King aktualisht operon vetëm në këto tre lokacione, por për shkak të planit të biznesit që pronarët po e ndjekin dhe e zbatojnë me shumë përkushtim, synimi është që Burek King së shpejti të operojë të paktën 10 lokacione në të gjitha qytetet zvicerane.

Pronarët e bizneseve Fatmir Mehmedi dhe Bekim Limani falënderojnë vizitorët e shumtë të cilët i motivojnë të zgjerojnë më tej kapacitetet e Burek King, dhe në të njëjtën kohë ftojnë të gjithë ata që ende nuk i kanë shijuar produktet e tyre t’i provojnë me garancinë se nuk do të zhgënjehen!

Related posts

EDITORIAL: Mijëra banesa për të varfërit e të varfërit në rrugë !

Gazetamax.mk

Zbulohet një vatër e re e gripit të shpendëve

Gazetamax.mk

Bullgaria tërheq ambasadorin e saj nga Shkupi

Gazetamax.mk