Kryetari i BDI Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë sot ka qëndruar në rajonin e Likovës për të shënuar 22 vjetorin e krismave të para të Brigadës 113 – Ismet Jashari – Kumanova dhe shpallja e Karadakut zonë e lirë.
Data e sotme dhe ditët e lavdisë kombëtare nuk guxojnë të humben nga kujtesa e vegjëlisë, kemi obligim që të përcjellim deri në përjetësi kujtimin dhe amanetin e dëshmorëve. Le të jetë ajo atdhedashuri e tyre frymëzim për të ndërtuar të ardhmen!, ka shkruar mes tjerave kryetari Ahmeti.
Në Sllupçan bëhemi bashkë për të evokuar kujtimin e kushtrimit të lirisë në zonën e Karadakut, atdhedashurinë dhe bekimet e nënave që ia falën atdheut bijtë e bijat e tyre.
22 vite më parë krismat e para të Brigadës 113 – Ismet Jashari Kumanova dhe shpallja e Karadakut zonë e lirë do të tregonin për vendosshmërinë tonë në kauzën e drejtë të lirisë e barazisë.
Data e sotme dhe ditët e lavdisë kombëtare nuk guxojnë të humben nga kujtesa e vegjëlisë, kemi obligim që të përcjellim deri në përjetësi kujtimin dhe amanetin e dëshmorëve. Le të jetë ajo atdhedashuri e tyre frymëzim për të ndërtuar të ardhmen!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë dëshmorët e kombit! LAVDI!