GazetaMax
Ballina

Fjala e Zhakut në Akademinë Rinore në Kosovë: Inkurajoj të flisni dhe të bëni zërin tuaj të dëgjohet

Angazhimi konstruktiv është një proces i dyanshëm: pjesëmarrje do të thotë, nga njëra anë, të përfshihesh dhe, nga ana tjetër, të marrësh përgjegjësinë. Vendimmarrësit kanë nevojë për mbështetjen e të rinjve si partnerë të fuqishëm. Prandaj, inkurajoj të flisni dhe të bëni zërin tuaj të dëgjohet.

Kështu iu është drejtuar të rinjve në Prishtinë, Përfaqësuesi Special i Kryesuesit të OSBE-së, Memet Zhaku.

Si Përfaqësues Special i Kryesuesit Bujar Osmani, Zhaku është zotuar se angazhohet maksimalisht për të fuqizuar rolin e të rinjve. Sipas tij, duke inkurajuar aktivizmin e të rinjve me OSBE-në, përfitojmë nga energjia dhe vullneti i të rinjve.

“Maqedonia e Veriut është shembull i punës së suksesshme me të rinjtë që ndihmoi shumë gjenerata të kapërcejnë të kaluarën e vështirë dhe të shikojnë drejt një të ardhme më të ndritur”, ka thënë mes tjerash Zhaku.

Related posts

Gjithë jetën e keni përdorur gabim frigoriferin, kjo është arsyeja

Gazeta Max

Maska për flokët që gjithmonë i keni ëndërruar

Gazeta Max

Ali Ahmeti nga Shkupi: Me popullin ndërtuam Kala që nuk përmbyset, BDI ka ngritur kuadro për këtë komb

Gazeta Max