GazetaMax
Lifestyle

Detaji i panjohur në pikturën legjendare të Pikasos

Konservatorët në Muzeun Guggenheim në Nju Jork zbuluan një qen të vogël të fshehur nën sipërfaqen e një pikture të piktorit të famshëm Pablo Picasso.

Vizatimi i një qeni të bukur me një hark të kuq u zbulua nga ekspertët e muzeut gjatë një analize teknike të pikturës “Le Moulin de la Galette”, përpara ekspozitës së veprave të hershme të Picasso-s.

Ekspozita “Young Picasso in Paris” u hap në Guggenheim dhe në të janë ekspozuar 10 piktura dhe vizatime që Picasso ka bërë pas mbërritjes së tij në kryeqytetin francez në vitin 1900.

“Le Moulin de la Galette” përshkruan një skenë shumëngjyrëshe në sallën e famshme të ballit parizien, e cila është pikturuar edhe nga artistë të tjerë, si Renoir.

Vendin qendror në foto e zë një tavolinë ku janë ulur tre persona, ndërsa të tjerët kërcejnë rreth tyre. Konservatorët zbuluan gjithashtu një mysafir të katërt në tryezë, të mbuluar me bojë të errët, raporton CNN.

Related posts

Ujë me mjaltë me kanellë vlen shumë në mëngjes

Gazetamax.mk

Dënohen me burg për vjedhjen e mbi 100 tualeteve

Gazetamax.mk

Dalin përgjimet e Elsa Lilës me kreun e grupit italiano-shqiptar: Këtu është si në Shqipëri, njerëzit shiten

Gazetamax.mk