GazetaMax
Lajme

Kosova udhëheq në dy komisione të njërit prej forumeve më të mëdha të politikë të Evropës Juglindore

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi, ka njoftuar se Kosova është vendosur që të udhëheq në dy komisione në forumin politik Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Dumoshi bëri të ditur se është zgjedhur unanimisht kryetare e Komisionit Qendror të SEECP për Arsim.

“Jam e nderuar që unanimisht u zgjodha Kryetare e Komisionit Qendror të SEECP për Arsim”, ka thënë Dumoshi.

Tutje, ajo ka shtuar se një delegacion nga Kuvendi i Kosovës është duke qëndruar në Budva të Malit të Zi, në kuadër të SCEEP.

SCEEP synon bashkëpunim për paqen, sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik, politik e shoqëror të gjithë vendeve të rajonit./Arbresh.info/

Related posts

Mariçiq: Raporti të jetë motivimi për ne

Gazetamax.mk

Grubi: Me Kurtin raporte të shkëqyera, në BE kemi ngritur zërin pro Kosovës

Gazetamax.mk

Kryetari i Stambollit dhuron çanta dhe pajisje shkollore për fëmijët në klasë të parë në Maqedoni

Gazetamax.mk