GazetaMax
Lifestyle

Kështu i bëni rrobat të duken më të shtrenjta

Nuk ekziston ende reçeta se si të dukeni e përkryer, ndonjëherë as të hollat nuk ndihmojnë në këtë drejtim, pasiqë pamja e shkëlqyer dhe blerja e rrobave të shtrenjta janë dy gjëra të ndryshme.

Megjithatë ekzistojnë disa të sekrete që mund të ju ndihmojnë që të përmirësoni sensin tuaj për modë dhe të bëni të dukeni sikur sapo keni dalur nga faqja e parë e magazinës së modës.

1. Jepni përparësi ngjyrave të hapura
Këto ngjyra në kombinim me njëra tjetrën do ju bëjnë të dukeni elegante .
2. Duhet të keni disa kostume klasike

Qepja e drejtë tek palltoja nga kashiri, xhinse klasike dhe disa jaka golfi në ngjyra të ndryshme janë elemente që nuk ndikohen nga koha dhe çdoherë janë në modë.

3. Bleni aksesorë kualitativ

Çanta, rripa, kapela dhe aksesorë tjetëë, mund të bëjnë çudira me rroba të thjeshta.

4. Përzgjedhni këpucët me ngjyrë lëkurë apo ngjyra të ndritshme

 

 

Këpucët klasike të verdha, kaltra,apo të kuqe gjithmonë duken mirë.

5. Përzgjedhni të brendshme të tejdukshme

Rripat e sytjenave e prishin fustanin e hapur andaj më mirë të keni të brendshme transparente që nuk vërtehen.

6. Rroba të bardha

Pantallona, pallto dhe fanellë të bardhë, ju bëjnë të dukeni tepër elegante ndërsa në dimër janë edhe më të bukura.

7. Përzgjedhni rroba me dizajn që ju bën të dukeni më të vlefshme

Dizajnet klasike kanë kaluar testin e kohës dhe janë në trend në ­çdo gjeneratë.

8. Inkuadroni pamjen sportive

Mos u kufizoni vetëm në një stil, shtoni pak elemente sportive në kombinim me elegante dhe romantike që të krijoni përshtypjen e thjeshtësisë dhe natyrshmërisë.

9. Mbani rroba që duken të reja dhe përkujdesuni për garderobën

Keni kujdes me rrobat, veproni sipas udhëzimeve në etiketë, mos e teproni me larje në lavatriçe, gjërat e ndjeshme lani në dorë ndërsa kostumet dhe pallton dërgoni në pastrim kimik.

10. Zëvendësoni kopsat

Një nga mënyrat që të bëni që rrobat e juaja të duken më me vlerë është të zëvendësoni kopsat e plastikut me ato të metalit apo drurit.

Related posts

Si të bëhemi njeri i fortë mendërisht

Gazetamax.mk

Kohëzgjatja optimale e procesit të urinimit

Gazetamax.mk

Sa sheqer mund të konsumoni në ditë?

Gazetamax.mk