GazetaMax
Ballina

Aliu: Muzeu Kombëtar i Kosovës ka një numër tejet të lartë të vizitorëve ATVLive By ATVLive

Sot, në mbarë botën po shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve. Kjo festë shënon rëndësinë kulturore të muzeve dhe rolin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë.

U.D. e drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës, Vjollca Aliu, në një intervistë në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, tha se muzeu vazhdon ta ketë një numër tejet të lartë të vizitorëve.

“Ndërtesa e Muzeut Kombëtar të Kosovës është një ndërtesë historike dhe në vete përmban nga periudha e parahistorisë e deri te lufta e fundit, normalisht në pjesën e arkeologjisë dhe ekspozita e historisë. Nëse flasim për numër të vizitorëve, për dy vitet e fundit, Muzeu Kombëtar i Kosovës dhe Kompleksi Etnologjik “Emin Gjiku” në Prishtinë, në mungesë të ekspozitës, me qenë se renovimi ka përfunduar vitin e kaluar, ka kaluar një shifër prej 42 mijë vizitorë”, tha Aliu.

Ajo thotë se e sheh një trend të numrit të lartë të vizitorëve, ku nganjëherë nuk i zë as ndërtesa e muzeut.

“Në anën tjetër, jo vetëm sot që është lajmëruar dhe presim një numër shumë të madh të vizitorëve, unë kam kaluar vonë në detyrën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Muzeut, por që e shoh një trend të një numri shumë të madh të vizitorëve, nganjëherë ka aq shumë vizitorë sa që ndërtesa e muzeut nuk mundet me i përballu”, tregoi Aliu. /atvlive.tv

Related posts

Zëvendësministri Rexhepi: Përcaktohet trasa për rrugën Tetovë-Prizren

Gazeta Max

Fatjon Selimaj, në treshen kryesore të 40under40 nga Bloconomy

Gazeta Max

Për Kreshnik Bekteshin nuk ka ende kualifikim juridk për ndonjë vepër penale, thotë avokati Millanov

Gazeta Max