GazetaMax
Lajme

Lajme të këqija për Rusinë, SHBA dhe aleatët pritet të dërgojnë F-16 në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre pritet që të dërgojnë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane duke cituar një zyrtar të lartë.

Ndërkohë, më herët është raportuar edhe se presidenti Joe Biden ka mbështetur planet për të stërvitur pilotët ukrainas për të drejtuar avionët e saj ushtarakë F-16.

Zyrtari i lartë është shprehur për NBC News se lëvizja vjen në kuadër të përpjekjeve për të forcuar sigurinë afatgjatë të Ukrainës. Ai po ashtu ka shtuar se avionët luftarakë mund të mos jenë domosdoshmërisht nga SHBA-ja.

Nuk dihet ende se kur do t’i marrë Ukraina F-16 dhe se nga cili shtet do të vijnë.

“Diskutimet rreth përmirësimit të forcës ajrore ukrainase pasqyrojnë angazhimin tonë afatgjatë për vetëmbrojtjen e Ukrainës,” tha zyrtari i lartë i administratës.

Trajnimi, sipas zyrtarit, “do të zhvillohet jashtë Ukrainës në vende në Evropë dhe do të zgjasë disa muaj.”

Related posts

Konferencë ndërkombëtare “Prioritete të ridefinuara, realitete të reja pas krizës ukrainase”

Gazeta Max

LSM: Më nji maj puntorët në protesta

Gazeta Max

Grubi: Në VMRO ka frymë europiane që nuk pajtohet me politikat e udhëheqësisë aktuale!

Gazeta Max