GazetaMax
Lajme

Konjufca: Kosova dhe Kuvendi është shtëpia e diasporës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka mbajtur një koferencë të quajtur “Diaspora flet”, në sallën plenare të Kuvendit.

Konjufca ka vlerësuar lart rolin e diasporës në arritjet e popullit shqiptar përgjatë historisë.

Kryetari i Kuvendit tha se mërgata mbetet themeli i çdo të arriture të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës, me kontribut konstant nga Rilindja deri te organizmi i luftës sonë të lavdishme çlirimtare në krye me UÇK-në.

Kreu i Kuvendit shtroi nevojën që të dy shtetet, Shqipëria dhe Kosova, të krijojnë mekanizmat e nevojshëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit, kulturës dhe gjuhës, si dhe për ta bërë diasporën komponentë vendimtare të zhvillimit ekonomik.

“Dimensioni i parë është krijimi i mekanizmave të fuqishëm për ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit, kulturës dhe gjuhës së popullit tonë në mërgatë dhe aspekti i dytë është si ta bëjmë mërgatën komponentë vendimtare ekonomike të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Këto dyja janë dy portat kryesore të hapjes së kapitullit të dytë”, theksoi Konjufca.

Ai bëri thirrje për zhvillimin e mekanizmit të mbrojtjes të kulturës dhe gjuhës sonë.

“Edukimi dhe arsimi na e mundëson këtë, sepse fëmijët e mërgimtarëve të cilët janë të lindur dhe po rriten atje, dhe po ashtu janë të integruar shumë mirë në shoqëritë ku jetojnë, kanë mbi të gjithë nevojë për shkollën e cila organizohet drejtpërdrejt prej Republikës së Kosovës dhe e cila me keqardhje them, dhe pak që besa edhe me faj, nuk ka arritur të organizohet deri tash”, deklaroi kryetari.

Para bashkatdhetarëve një fjalë rasti mbajti edhe deputetja Mimoza Kusari Lila./Arbresh.info/

 

Related posts

Bytyqi: Shkollat e mesme profesionale shtylla për zhvillim të arsimit

Gazetamax.mk

Mickoski: Drejtorët do të dorëzojnë kallëzim penal për shpifje ndaj Arsovskës nëse nuk kërkon falje

Gazetamax.mk

Të gjithë ata që nuk më menduan vitin e kaluar, ky vit do të jetë edhe më i keq

Gazetamax.mk