GazetaMax
Ballina

Rama ia bën 8 me 2 Kasamit: Nuk do ta hiqja kurrë nga puna e komunës sot për punët e NATO-s

Një zhvillim interesant, por komik ka ndodhur sot gjatë vizitës së Edi Ramës në Maqedoni. Paraprakisht doli një lajm në të cilin thuhej se lideri i Lëvizjes Besa dhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka refuzuar të takohet me Edi Ramën!

Por, gjithë këtë e demantoi kryeministri i Shqipërisë.

“Mund të jetë gëzuar paraprakisht duke menduar se unë mund t’i kërkoj takim. Një refuzim preventiv quhet ky…Kryetari i Komunës së Tetovës, djalë i mirë. Nuk do ta hiqja kurrë nga puna e komunës sot për punët e NATO-s”, ka deklaruar Rama.
Veprim infanntil, një kopje e zbehtë e refuzimit të kryeministrit të Kosovës, imitim apo solidarizimin me të, mbetet dilemë. Por, mbi të gjitha, duket se është në pyetje një përpjekje për t’i dhënë rëndësi më të madhe vetes.

Related posts

Kievi në shtetrrethim, dëgjohen një valë shpërthimesh të forta

Gazetamax.mk

Bëhet realitet kërkesa e Odës së ndërtimit për lidhjen me portet e Durrësit dhe Burgasit me Korridoret 8 dhe 10

Gazetamax.mk

Gjenocidit në Bosnjë nuk i shpëtuan as shqiptarët e Maqedonisë/ Shkoi për “idare”, “tigrat” e Arkanit e kthyen në arkivol

Gazetamax.mk