GazetaMax
Lajme

“VMRO-vcat ditën flejnë, natën bëjnë zullum”

Nga Destan JONUZI

Më ka rastisë që gjatë punës si gazetar të takojë njerëz të kategorive të ndryshme. Në raport me politikën kam takuar e biseduar me shumë njerëz, zyrtar, funksionar, militant, euforik e patetik. Ndërsa në raport me VMRO-DPMNE-në, ajo që më ka mbetur në kujtes nga një plak mjekër bardhë me emrin Zylbehar është se: “Këto të VMRO-së ditën flejnë me babën, e natën bëjnë zullum”!

Zhvillimet e fundit në qytetin e Shkupit, por edhe aktualiteti politik edhe njëherë ma solli në kujtes atë plakun bujar mjekërbardhë, që jeta e kishte kalitur të jetë gjithnjë realist e pragmatik.

Po nejse!

Përskaj zullumit, VMRO-ja dhe Hristijan Mickoskit kanë vendosur që të izolohen në përallën dhe tregimin e tyre për një Maqedoni me përcaktim strategjik ka Budabesti! Për një rrugë tjetër nga ajo drejt BE-së, e që është ajo drejt Moskës.

VMRO dhe Mickoski tanimë kanë vendosur që dialogun politik ta bëjnë me veteveten, pasi që kanë vendosur të ndërpresin komunikimin me pushtetin, me partitë shqiptare ka kohë që nuk e kanë në terezi.

Përskaj kësaj VMRO-DPMNE dhe Mickoski nuk dëshirojnë t’i dëgjojnë as thirrjet e SHBA-së, BE-së, si dhe shteteve mike të Maqedonisë së Veriut për të votuar për ndryshimet e nevojshme kushtetuese, në mënyrë që shteti të mund të ecë pa pengesa në rrugën e tij drejt integrimeve evropiane.

Mickoski nuk dëshiron t’i flasë më kërkujt!

Ai tashmë i ka “konsumuar” të gjithë bashkëbiseduesit dhe praktikisht po izolohet politikisht. Për momentin, situata në parti nga njëra anë dhe në grupin parlamentar nga ana tjetër është ende e paqartë.

Na presin ditë të nxehta sepse praktikisht i humbi të gjitha mundësitë për një lloj kompromisi me qeverinë. Edhe më tutje priten lëvizje nga disa deputetë…! Por, a thua do arrihet sukesi…!

Ky vendim infantil, joserioz dhe i papërgjegjshëm i Mickoskit mund të shkaktoi një krizë politike, nga e cila nuk do të përfitojë absolutisht askush, përveç ndoshta palët të treta armike të integrimit të Maqedonisë së Veriut – dhe kjo sidomos nëse, hyjmë në një “skenar bullgar” parlamentar!

Related posts

Dorëzohen 17.650 dokumente udhëtimi për qytetarët jashtë Maqedonisë, vetëm në Bern 2.445

Gazetamax.mk

Gashi: Do ofrojmë plan program që do jep zgjidhje për çdo problem të qytetarëve

Gazetamax.mk

Viti 2022 dhe gjyqësori si vëlla e motër, asnjëra nuk përmbushi pritshmëritë

Gazetamax.mk