GazetaMax
Ballina

Srebrenica plagë e pashërueshme/ Grubi: Ato jetë të pafajshme le të jenë jehonë në ndërgjegjen njerëzore që mos përjetohen dhimbje të tilla

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi me rastin e përkujtimit të një prej episodeve më të errëta në historinë e njerëzimit, gjenocidin serb në Srebrenicë dhe bilancin tronditës prej 8372 viktimave të konfirmuara, ka përkujtuar sot këtë ngjarje duke shkruar se ato jetë të pafajshme të shuara padrejtësisht, le të jenë jehonë e përjetshme në ndërgjegjen mbarënjerëzore që kurrë më të mos përjetohen dhimbje të tilla.

Statusi i plotë:

Sot bota mbarë kujton njërin nga episodet më të errëta në historinë e saj, gjenocidin serb në Srebrenicë dhe bilancin e tij tronditës prej 8372 viktimave të konfirmuara.

Ato jetë të pafajshme të shuara padrejtësisht, le të jenë jehonë e përjetshme në ndërgjegjen mbarënjerëzore që kurrë më të mos përjetohen dhimbje të tilla.

Srebrenica është plagë e pashërueshme dhe pasojë e një ideologjie të mbrapshtë shoviniste që duhet ç’rrënjosur njëherë e përgjithmonë.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=825214548968065&set=a.262689908553868

Related posts

Lola ka dalë mbrëmë, me këtë fustan të shkurt ka marrë gjithë vëmendjen

Gazeta Max

4 ushqimet më të këqija për mëngjes

Gazeta Max

Teuta nuk tregohet aspak xheloze, kështu e uron Afrona Dikan

Gazeta Max