GazetaMax
Lajme

Besimi – Yu: Vijon partneriteti i ndërsjellë me Bankën Botërore përmes Kornizës së re, ku prioritet është arritja e rritjes inkluzive, të qëndrueshme dhe të gjelbër

 Sot, ministri i Financave, Fatmir Besimi zhvilloi takim pune me drejtoreshën rajonale të BB-së për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu dhe drejtorin e BB-së në vend, Massimiliano Paolucci. Në këtë takim u diskutua mbi Kornizën e re të partneritetit me RMV-në për periudhën 2024-2028.
 
“Bashkëpunimi me Bankën Botërore është në bazë të partneritetit të ndërsjellë dhe strategjive shumëvjeçare të bashkëpunimit. Jemi në fazën e hartimit të Kornizës së re të partneritetit, me ç’rast Banka Botërore përgatiti analizë, ku definohen prioritetet për katër vitet e ardhshme”, theksoi ministri Besimi në këtë takim dhe u shpreh i kënaqur nga përkrahja e vazhdueshme e deritashme që vendi ynë ka marrë nga ky institucion financiar ndërkombëtar.
 
Ai shtoi se Korniza e partneritetit, i përmbledh fushat në të cilat banka do të sigurojë përkrahje për axhendën zhvillimore të vendit dhe se partneriteti me bankën përmes kornizës së re, ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë sonë në rrugën drejt BE-së, me të cilën do të përgatiteten projekte prioritare të rëndësishme të Qeverisë së RMV-së, të pasqyruara në dokumentet strategjike nacionale.
 
Raporti i hartuar nga Banka Botërore, si bazë e Kornizës së re – Diagnostifikimi sistematik i vendit, iu prezantua edhe Qeverisë së RMV-së. Objektivi i Kornizës së re është të arrihet rritje inkluzive, e qëndrueshme dhe e gjelbër në ekonomi. Në këtë kornizë do të inkorporohen prioritetet e Qeverisë, të pasqyruara në dokumentet strategjike nacionale dhe në Programin e rritjes ekonomike, i cili përmban reformat kyçe të miratuara bashkërisht me BE-në.
Në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Financave u rishikua shkalla e aktiviteteve reformuese që Qeveria i zbaton për marrjen e përkrahjes buxhetore përmes huasë për politika zhvillimore.

Related posts

Zhduket një person në Krushevë, në kërkim ndihmon edhe ushtria

Gazetamax.mk

Abdulhamid Rizvani drejton partinë SPD të Leverkusenit në rrethet Rheindorf dhe Hitdorf

Gazetamax.mk

Banorët e fshatit Buzallkovë të Velesit, vuajnë për ujë të pijshëm

Gazetamax.mk