GazetaMax
Lajme

67-vjeçari me iniciale Sh. D., duke pastruar afër një banese, i ka vënë zjarrin disa shkurreve

Rreth orës 11:50, në lagjen nr. 10, Durrës, 67-vjeçari me iniciale Sh. D., duke pastruar afër një banese, i ka vënë zjarrin disa shkurreve, zjarri ka rezikuar dhe banesat për rreth dhe si pasojë e përhapjes së flakëve ky shtetas ka pësuar djegie në duar dhe në kraharor. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet MZSh shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Është shoqëruar në Komisariatin e Durrësit, pronari i banesës, shtetasi A. K., 60 vjeç, i cili kishte punësuar 67-vjeçarin, për të pastruar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Related posts

Mjegulla e dendur as sot nuk lejoi të aterojë në Shkup, disa qytetarë bllokohen në Stamboll tash e dy ditë

Gazeta Max

Pendarovski merr pjesë në Maratonën e Ohrit në not

Gazeta Max

Nga nesër në mesnatë përfundon detyrimi për pajisje dimërore në automjete

Gazeta Max