GazetaMax
Lifestyle

Selena Gomez për ditëlindje kërkon mbështetje për fondacionin e saj

Këngëtarja Selena Gomez dje e ka pasur ditëlindjen e 32-të të saj.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, i ka falënderuar të gjithë për urimet dhe mbështetjen që i kanë treguar për gjatë gjithë karrierës së saj si në muzikë ashtu edhe në aktrim.

Gomez e ka nisur edhe një kompani të prodhimit për produkte të bukurisë që quhet Rare Beauty. Përmes këtij biznesi ajo e nisi edhe Fondin e Ndikimit të Rrallë, ku përmes tij dëshiron të ndihmojë të rinjtë me probleme shëndetësore.

“Njerëzit vazhdojnë të më pyesin se çfarë dua për ditëlindjen time, dhe unë u them të gjithëve të njëjtën gjë, ju lutem mos më merrni asgjë, por nëse doni të bëni diçka për ditëlindjen time, ju lutemi dhuroni për Fondin e Ndikimit të Rrallë. Nëse i keni mjetet, merrni parasysh të dhuroni për të na ndihmuar të bëjmë ndryshimin”, ka shkruar Gomez.

Related posts

Ecja me një ritëm të shpejtë është çelësi për uljen e rrezikut të demencës dhe kancerit, pretendon hulumtimi

Gazetamax.mk

Nënat beqare bëjnë më pak punë dhe flejnë më shumë sesa nënat e martuara

Gazetamax.mk

Për shumë kanë mbaruar, për David Dreshaj ka ende koncerte

Gazetamax.mk