GazetaMax
Ballina

Taksitë fluturuese elektrike mund të jenë realitet në vitin 2026

Prodhuesi brazilian i avionëve, Embraer është shprehur se do të ndërtohet një fabrikë e re pranë Sao Paulos për të prodhuar taksi fluturuese elektrike që mund të ngrihen në qiell në vitin 2026. Mjeti do të prodhohet nga dega Eve e kompanisë dhe do t’i përngjajë një helikopteri të vogël që mund të nxërë deri në 6 persona. Parashikohet se një udhëtim do të kushtojë 50-100 Dollarë për person. Eve është shprehur se deri më tani ka marrë porosi për 3000 taksi.

Përgjatë këtij viti, kompania shpreson të ndërtojë një prototip. Ngritja dhe ulja e mjetit fluturues nuk do të ketë nevojë për një pistë por mund  të përshkojë distanca të gjata si avionët.

Motorët elektrikë ulin zhurmën dhe ndotjen krahasuar me avionët e zakonshëm. Flitet se kështu do të reduktohet edhe trafiku në qytetet e mëdha duke mos shtuar kostot e konsumatorëve. Gjithashtu, taksitë fluturuese janë parë si alternativë për të transportuar mallra. Fluturimet e para do të drejtohen nga një pilot, por kompania planifikon që më vonë të jenë me pilot automatik. Mjetet fluturuese do të jenë 100% elektrike dhe fillimisht do të përdoren në flotat e taksive.

Related posts

Pagjumësia e njëjtë si dehja nga alkooli

Gazeta Max

Këto sekrete mbi jetën personale nuk duhet t’i ndash me asnjë

Gazeta Max

Ushqime të shijshme dhe bukur të dekoruara, njihuni me djalin nga Kërçova që po bën namin në Zvicër

Gazeta Max