Orteku i demokratëve ndan dy epoka!
Edhe tentativa e fundit e puçit kundër PD-së dhe liderit të saj Lulzim Basha mbaroi.
Filloi me hunj e varre në selinë e demokratëve dhe përfundoj me Gazin që u bë gazi i botës.
Ish sekretari i përgjithshëm në një tavolinë VIP në Kafe Elysse, i rrethuar nga rojet e operacionales së Oltion Bistrit ,”mblodhi” përmes celularit të tij “Këshillin Kombëtar”.
Një veprim mjeran e i neveritshëm që jo rastësisht konçidon me fushatën e SPAK-ut kundër krimit shtetëror.
Gazeli, një Sanço Panço modern u bë kryefjalë e kallxues i ditës së djeshme me skenarin e orkestruar nga trekëndëshi i Bermudës për të hequr vemendjen nga situata e rëndë që po kalon qeveria”Rama”, sidomos pas raportit alarmant të Departamentit Amerikan të Shtetit i cili deshmon se krimi i organizuar e ka mundur shtetin në Shqipëri.
Deklaratat qesharake të Gaz Bardhit tashmë janë bumerang për të e çetën antiamerikane që po përjeton grahmat e fundit.
Është shumë e rëndë tek sheh një çetë gezelësh bashkëmoshatar të PDSH-së, të katapultuar pa asnjë meritë në piramidën e saj të rekrutuar nga Katovica tek godasin PDSH-në dhe i bëjnë shërbesën e fundit trekëndëshit të Bermudës me mbledhje skutave të fazlliçëve e bodrumeve të deribaskëve.
Këta janë pra Bardhi e gazistët, Gazi e gazelët, një grup menekinësh që për turpin e tyre harruan se kush i mandatoi të ulen pa asnjë meritë në Kuvendin e Shqipërisë të cilin pas zgjedhjeve të ardhshme nuk do kenë shans ta shijojnë.
Nesër demokratët shqiptarë do t’ju drejtohen kutive të votimit jo thjesht për të konfirmuar liderin e tyre.
Vota e nesërme është vota e ndarjes përfundimtare nga e shkuara e tranzicioni i helmuar e deformuar nga Sali Berisha Katovica dhe enturazhi i tij, pjellë e Ramiz Alisë dhe komunizmit.
Nesër vota jonë është për dekomunistizimin, për despiunizimin, për defeudalizmin, për demercenarizmin, për denepotizmin, rrëzimin e kulteve e miteve të rreme, për emancipimin dhe europianizimin e politikes shqiptare.
Vota jonë nesër mbi gjithshka është konfirmim se demokratët e vërtetë kanë një aleat real në glob që janë SHBA-ja dhe asnjë i shitur e i blerë, asnjë sherbim sllav Fazlliç e Deribaskë nuk mund ta zëvendësojë këtë aleancë.
Vota e demokratëve shqiptarë nesër shenon epokën e re të PDSH-së, ndarjen përfundimtare me të shkuarën.
Aleanca qytetare për demokracinë do të çertifikojë epilogun e tranzicionit, fundin e autokracisë dhe prologun e demokracisë shqiptare.
Dikush mendon se me paratë e fazlliçëve deribaskëve e me televizionet “fake” të tyre mund të mposhtë demokratët.
Paradat e “fuqisë” dhe “mazhorancës” së sajuar ishin thjesht flluska sapuni.
Demokracia para se gjithash është frymë është vizion, është mision.
Demokracia nuk është bajraktarizëm, nuk është sistem klanor, nuk është rrugë përfitimi për familjen dhe enturazhin.
Nesër ndahen dy epoka.
Nesër vera përvëluese do të përvëlojë përjetësisht mentalitetin e vjetër që ka uzurpuar demokracinë, ka vrarë shpresën, ka dhunuar lirinë, ka rrënuar ekonominë.
Nesër do numërohen jo vetëm votat e demokratëve qëndrestarë, por votat e njerëzve të lirë e misionarë.
E misionarët nuk maten me numra por me qellime dhe ide.
Nënë Tereza ishte e vetme në Kalkuta në fillimet e saj por vizioni e këmbëngulja e benë që sot të jetë Nëna e botës, Shenjëtore e përjetshme.
Vota nesër nuk është votë vetëm për të zgjedhur drejtuesin e PD-së, por votë për fatin e gjithë shqiptarëve.
Lulzim Basha, është investimi me serioz euroatlantik që nesër do t’ju prijë fateve të vendit e kombit.
Unë jam i sigurt ashtu si mijëra demokratë se z Basha ka jo vetëm vullnetin, kapacitetin,eksperiencën dhe kultivitetin, por edhe suportin e fuqishëm të ikonës së demokracisë botërore SHBA-ve, tashmë të konfirmuar botërisht.
Nesër fillon orteku i demokratëve.
Nesër fillon e ardhmja.
Çeta e non gratave do të ngelet e shkuara që vetëm ti kujtosh të shkaktojnë neveri e ankth.
https://www.facebook.com/azganhaklaj.faqjazyrtare/posts/pfbid0U6WSaZVFEcnSqaibjmaaKm92sRzRm2HPcKgjXE7FGe24ZtbaFgbcz6osJm68oWcml