GazetaMax
Lajme

U rrezikoi jetën pushuesve duke shkelur perimetrin e sigurisë, Policia Kufitare bllokon skafin në Ksamil

Vijon monitorimi nga Policia Kufitare, në bashkëpunim dhe me patrullat tokësore, përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.

Ndëshkohet nga Policia Kufitare e Sarandës, me masat administrative 100 000 dhe 10 000 lekë të rinj, drejtuesi i një mjeti lundrues skaf, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese dhe nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm në bord.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve përgjatë vijës bregdetare të Sarandës, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Ksamilit, një mjet lundrues tip skaf, duke lundruar brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese. Për këtë shkelje, drejtuesi i mjetit lundrues u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë të rinj. Gjithashtu, ky drejtues është ndëshkuar edhe me masën administrative 10 000 lekë të rinj, pasi ka patur mungesë në dokumentacionin në bordin e mjetit.

Në përfundim, mjeti lundrues u bllokua në PKK Port Sarandë.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional./tch/

Related posts

Kryetari i EMV tha nëse mund të ketë kufizime të energjisë elektrike

Gazetamax.mk

Tre muaj presim përgjigje nga Qyteti i Shkupit për gjendjen e Sallës Universale

Gazetamax.mk

Sanksionohen 160 shoferë në Shkup

Gazetamax.mk