GazetaMax
Lifestyle

Studio e bukurisë “Joliebeauty” në Zvicër gati të mirëpres këngëtaret e estrardes

Liriane Kadrija-Mani, është mes femrave shqiptare të suksesshëm dhe të dëshmuara në botën e bukurisë dhe të estetikës. Njihet për profesionalizmin dhe kreativitetin unik në fushën e bukurisë.

Ajo bënë një punë të shkëlqyer me klientët e saj, numri i të cilave rritet përditë e më shumë.

Kosovarja e lindur në Zvicër, është makeup artiste dhe estetiste kozmetike, që punën e saj e bënë me profesionalizëm dhe pasion.

Studio e Lirianes dhe mikes së saj Jessy Kadolli është hapur që një vit dhe quhet Joliebeauty. Në këtë studio bukurie, ofrohet make-up profesional, mbjellje të qerpikëve, pastrim të fytyrës, dioden-laser, etj. Së shpejti në Joliebeauty, do të ofrohen edhe shërbime si, manikyr, pedikyr dhe në bashkëpunim me një mjek estetik do të nisë edhe ofrimi i mbushjeve me botox dhe hyaloron.

Liriane Kadrija-Mani, shkollimin për make-up e ka kryer në Zvicër tek artistja e njohur e kësaj fushe, Ziha, ndërkaq atë për mbjelljen e qerpikëve në “Luxuryspace” në Cyrih. Ka kryer edhe disa trajnime profesionale, për çka është pajisur me çertifikata përkatëse.

“Make-upi është profesioni dhe pasioni im më i madh, sepse aty mund ta shprehë kreativitetin tim. Kur klientët ndahen aq të kënaqura, unë janë personi më i lumtur. Klientët e mija i trajtoj si mbretëresha dhe krijoi marrëdhënie shumë pozitive me të gjitha”, ndërkohë shton se dëshira e saj është që ti rregulloj këngëtaret e saj të preferuar, Dhurata Dora e Dafina Zeqiri.

Sa i përket jetës private, Liriane është bashkëshorte dhe nënë e lumtur e dy fëmijëve, e pëlqen shumë muzikën, pasi është diçka që e qetëson. Ndonëse e lindur dhe e rritur në Zvicër, ajo është shumë krenare që është shqiptare.

Studio e bukurisë Joliebeauty. Ka këtë adresë:
Schluchtbachstrasse 1
4552 Derendingen

Related posts

A duhet të mbeteni miq me ish-të dashurin?

Gazetamax.mk

Liri vjen me “Def”, artist i ri por me të ardhme

Gazetamax.mk

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dashurinë e vërtetë

Gazetamax.mk