GazetaMax
LIFESTYLE

Për shumë kanë mbaruar, për David Dreshaj ka ende koncerte

Të themi të vërtetën që shumë këngëtarë këtë vit sollën plot projekte muzike, e disa prej tyre me shumicë por edhe që u shndërruan në miliona klikime e në hite verore. E shumë prej tyre mbushën ambientet verore me plot e plot koncerte. Pa asnjë dyshim por edhe nëse ndiqni artistin David Dreshaj në rrjetet e tij sociale e keni parë që ka qenë super i angazhuar e i kërkuar kudo në ballkanin shqip-folës. Madje nëse ka nisur vjeshta e sezoni i verës me plot angazhime për shumë artistë iku, për Davidin vazhdon të funksionojë pasi ende ka ftesa e angazhime madje mësuam se ska pas kohë fare për pushime. Artisti nga Mali i Zi solli këtë verë tre super hite dy në bashkëpunim dhe i fundit solo që e bënë atë më të klikuarin, më të dëgjuarin e më të kërkuarin kudo. Por pyetja jonë është a do të gjejë ai ndonjë ditë pushimi para se ditët me diell të ikin? Urojmë që po, megjithëse jemi të sigurt se ai me ide e projekte nuk do të pushojë!

Related posts

Përfitimet nga qumështi i bletëve

e-max

Një studim i ri tregon se ushqimet e përpunuara janë të lidhura me vdekjen

e-max

Koha që i duhet trupit tuaj për t’u rikuperuar plotësisht pas lënies së duhanit

e-max