GazetaMax
Lajme

Fero në shoqëri me me të dënuarin për rekrutim të luftëtarëve të ISIS-it

Edhe pas largimit nga muzika, ish-reperi nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur si “Fero”, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Arsye për këtë është bërë shoqërimi i tij me një të dënuar për terrorizëm.

Sipas disa fotografive të publikuara nga Kallxo.com, ai po shoqërohet me Musa Ademin, i cili në vitin 2016, ishte dënuar nga Gjykata e Ferizajt për rekrutim të luftëtarëve të grupit terrorist ISIS.

Me të njëjtin, ai ka shpërndarë edhe disa video-materiale në rrjetin social TikTok.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Ademi akuzohej se duke filluar nga gushti i vitit 2013 në Kosovë, vazhdimisht u ka bërë thirrje personave të tjerë për pjesëmarrje në aktivitetet e ISIS.

Në aktakuzë thuhej se i njëjti edhe kishte blerë biletën për të ndjerin B.H, i cili sipas Prokurorisë, më datë 25 mars të vitit 2014 kishte kryer akt vetëvrasës terrorist në shtetin e Irakut duke vrarë veten dhe 52 persona të tjerë.

“I pandehuri M.A në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale akuzohet se ka kryer veprën penale rekrutimi për terrorizëm, se duke filluar nga gushti i vitit 2013 në Kosovë, vazhdimisht u ka bërë thirrje personave të tjerë për pjesëmarrje në aktivitetet e organizatës së quajtur ISIS, në atë mënyrë që ka bërë propagandë intensive, verbale, si dhe përmes mediave sociale, përmes të cilave ka dërguar informata dhe fotografi lidhur me aktivitet terroriste të kësaj organizate, e njëkohësisht prej burimeve të ndryshme ka siguruar fonde të ndryshme materiale duke blerë biletat e aeroplanit te nxjerra në një agjenci, për linjën Prishtine -Stamboll, dhe atë gjatë muajit gusht 2013 për personat B.H dhe F.I të cilët në të njëjtën date kanë udhëtuar nga aeroporti i Prishtinës për në Stamboll, e pastaj u janë bashkuar organizatës terroriste ISIS, në Siri, e që tani i ndjeri B.H me date 25 mars 2014 ka kryer akt vetëvrasës terrorist në shtetin e Irakut duke vrare veten dhe 52 persona të tjerë, ndërsa F.I ende gjendet në Siri si pjesëtarë i aktiviteteve të grupit terrorist, ndërkaq gjatë muajit maj ka organizuar shkuarjen në Siri të personave F.L dhe N.B i cili në momentin e fundit e ka ndërruar mendimin dhe nuk ka shkuar në këtë organizate, kurse F.L si pjesëtarë i ISIS-it në Siri ka qëndruar rreth 5 muaj dhe tani gjendet në vuajtje të dënimit për aktivitetet terroriste në këtë organizatë”, thuhet në njoftimin e vitit 2016, që ishte lëshuar nga Gjykata e Ferizajt.

Fero para disa javësh njoftoi se është larguar nga muzika dhe tha se do t’i përkushtohet fesë. Këtë vendim e mori pas lirimit nga paraburgimi, ku u mbajtë për dhunë në familje. Ai dyshohej se pas një mosmarrëveshjeje verbale e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij, modelen Arbenita Ismailin, me të cilën ka edhe një vajzë.

Related posts

VMRO me kritika për ministrat e propozuar

Gazetamax.mk

Pse Maqedonia e Veriut e ndryshoi qëndrimin ndaj çështjes së Kosovë- Serbi?

Gazetamax.mk

Policia i gjen armë me municion, arrestohet i moshuari nga Shkupi

Gazetamax.mk