GazetaMax
Lifestyle

Bianca Junzell për herë të parë zbulon anën tjetër të saj: Do doja të takoj Obamën

E bukura, Bianca Junzell, është një nga yjet e admirueshëm të botës së muzikës shqiptare. Jeta dhe karriera e saj janë një histori unike, siç është edhe vetë ajo. Në “Boom” një intervistë ndryshe, si vetë ajo… Nëse… me Bianca Junzell.

Nëse… nuk do të ishe këngëtare, me çka do të merreshe?

Gjatë pesë vjetëve të fundit kam pasur bashkëpunim me dizajnerë të famshëm. Kam qenë shumë e inspiruar për fashion dizajn, andaj çdo ide imja kishte sukses. Idetë dhe konceptet rreth krijimeve më lindin natyrshëm, sepse janë brenda meje. Shumë njerëz më thonë se përse nuk e bëjë këtë punë, meqë do të kem shumë sukses… Ndoshta në të ardhmen mund të jem pjesë e botës së modës, meqë jam shumë e inspiruar. Në anën tjetër, edhe nga këtu ku jam, shoh përmes medieve që vendi ynë ka shumë probleme, që do të mund t’i zgjidhte politika. E, po të isha e inkuadruar në politikë dhe të kisha një post udhëheqës, gjërat do i bëja 100 për qind më mirë…

Nëse… familja nuk do të ishin dakord të merreshe me muzikë, a do e braktisje?

Muzika është pasioni im dhe familja e kanë kuptuar që ajo më bën të lumtur. Kjo ka bërë që ata të kenë pëlqim për angazhimin tim në muzikë.

Nëse… do të kishe mundësi të ndryshoje diçka tek vetja, çka do të ishte?

Jam e lumtur me veten time. Por, nëse ka diçka që nuk më pëlqen ose e shohë që nuk shkon, atëherë përpiqem ta ndryshoj.

Nëse… për jetën tënde do të shkruhej një libër, si do e titulloje?

“Dolly Bianca”, meqë kështu më quajnë dhe kështu do të ishte titulli më korrekt.

Nëse… në një moment do të gjendeshe në vështirësi, kujt do i drejtoheshe?

Askujt. Jam e edukuar që problemet t’i zgjidh vetë. Më duket se askush nuk mund t’i kryej më mirë se unë punët e mia. Pra, thuajse gjithçka vetë… E, nëse do të ishte e domosdoshme, do të këshillohesha me prindërit. Dhe, normalisht, kam besim në fuqinë e Zotit.

Nëse… do të jepej mundësia për ta takuar një personalitet të madh botëror, kë do takoje?

Barak Obamën, sepse është ndër presidentët me emblematikë që kanë pasur SHBA-të. Ishte ndryshe dhe kishte shumë suksese.

Nëse… do të ishte e mundur ta riktheje dikë në jetë?

Do doja ta riktheja në jetë babanë tim…

Nëse… do ta kishe shkopin magjik, çka do të ndryshoje?

Vendlindjen. Do të doja të ishte parajsë. Po ashtu, edhe fëmijët tanë të kenë një ardhmëri më të mirë e më të zhvilluar, me shkolla më të avancuara e përparuara në botë. Dëshira ime e madhe është që çdo fëmijë të ketë kushte jetese dhe shkollim të mirëfilltë.

Nëse… kënga jote bëhet hit botëror, reagimi i parë do të ishte?

Do të thosha që ne jemi numër një, meqë edhe ashtu kemi këngëtarë me hite botërore. Do të ndjeja kënaqësi dhe krenari…

Nëse… Bianca nuk do të ishte kaq e bukur sa është, a do e gëzonte këtë sukses?

Personalisht, gjëja e parë që më tërheq te një këngëtar është zëri. Por, njerëzit duan të shohin edhe diçka të bukur. Andaj, mendoj se pamja e jashtme ndihmon. Komentet e para të njerëzve kur më shohin – lidhen me pamjen, ndërkaq kur më dëgjojnë – me zërin.

Nëse… gjëja jote më e çmuar do të kishte çmim, sa do të kushtonte?

Fëmijët e mi janë gjëja më e çmuar dhe më e shtrenjtë që kam. Nuk ka gjë më të shtrenjtë në botë. Për ca gjëra nuk ka çmim, nuk kanë të bëjnë me materialen.

Related posts

Bananet janë një burim i mirë i disa vitaminave dhe mineraleve, veçanërisht kaliumit, vitaminës B6 dhe vitaminës C. 

Gazetamax.mk

Çfarë kënge me temë Gurbeti ka ardhur nga Isuf Lani

Gazetamax.mk

Bizelet e zvogëlojnë stresin

Gazetamax.mk