GazetaMax
Lajme

Lotaria shtetërore mban llogari për mbrojtjen e interesave të qytetarëve.

Lotaria Shtetërore, në përputhje me Ligjin për Lojërat e Fatit, është e vetmja kompani
tregtare për organizimin e lojërave të fatit në të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut
ështe themeluesja ose aksionari me 51% të principalit bazë.

Vetëm Lotaria Shtetërore mund të organizojë lojërat e fatit elektronike dhe të internetit në
mënyrë të pavarur ose së bashku me organizatorë të tjerë dhe ky autoritet buron nga
dispozitat e nenit 7 paragrafi 3 të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese.

Për realizimin e dispozitave ligjore të lartpërmendura, Lotaria Shtetërore dhe Qeveria e
Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë marrë Vendim për fillimin e procedurës për
themelimin e shoqërive tregtare për organizimin e lojërave të fatit online.

Vendimi bazohet në ligj dhe në një studim fizibiliteti të përgatitur më parë për të.
Vendimi është në drejtim të mbështetjes së organizimit të përgjegjshëm dhe të kontrolluar
të lojërave të fatit në internet nga ana e shtetit.

Për sa i përket organizimit të kontrolluar të lojërave të fatit online, në shoqëritë e
sapoformuara, pjesëmarrjen dominuese në kapital dhe menaxhim do ta ketë Lotaria
Shtetërore si garantuese e respektimit të të gjitha parimeve për organizimin e përgjegjshëm
dhe të kontrolluar të lojërave të fatit.

Zbatimi i këtyre parimeve bëhet në atë mënyrë që i mbron pjesëmarrësit në lojërat e fatit
nga mundësia e pjesëmarrjes së tepërt dhe zhvillimit potencial të varësisë ndaj këtyre
lojërave të fatit.

Duke vepruar kështu, kujdes i veçantë tregohet edhe për kategoritë vulnerabël të njerëzve
(qytetarë dhe familje që tashmë janë përballur me problemin e varësisë ndaj lojërave të
fatit), dhe marren masa dhe aktivitete për ndalimin e plotë të mundësisë së pjesëmarrjes në
këtë lloj lojërash fati nga të miturit.

Gjithashtu, pjesëmarrja mazhoritare e Lotarisë Shtetërore në kapital dhe në drejtimin e
shoqërive për organizimin e lojërave të fatit online nënkupton sigurinë se do të merren
masa në vazhdimësi për një mbështetje edhe më të madhe të medias, kulturës, sportit,
komunave dhe buxhetit të shtetit.

Në të njëjtën kohë, regullohet hapësira online dhe tatimet derdhen në Buxhetin e
Republikës së Maqedonisë së Veriut, në krahasim me lojërat e pakontrolluara në
platformat e huaja pa kontribuar fare në buxhet, si dhe derdhjen e mjeteve jashtë vendit.

Mundësohet një konkurrencë e drejtë dhe konkurruese, të disa operatorëve, ku shteti është
pronari dominues dhe garanton që të gjitha fondet derdhen në Buxhet.

Vitin e kaluar, funksionimi i Lotarisë Shtetërore u vërtetua me një Certifikatë nga Shoqata
e Lotarive Evropiane për organizimin me përgjegjësi të lojërave të fatit.

Ndalimi i të miturve mund të zbatohet dhe të mbahet përgjegjës vetëm përmes
platformave vendase, në vend të hapësirës aktuale online të parregulluar, të pakontrolluar
dhe kaotike të pushtuar nga platformat e huaja.

Në të njëjtën kohë, të ardhurat e marra nga organizimi i lojërave të fatit online do të
nënkuptojnë rritje të drejtpërdrejtë të mjeteve në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së
Veriut, dhe në mënyrë indirekte qytetarët do të kenë mundësi të marrin pjesë në lojërat e
fatit online përmes platformës vendore, e cila nga njëra anë nënkupton një pagesë të sigurt
të fitimeve dhe nga ana tjetër do të nënkuptojë shkatërimin e organizatorëve ilegalë të huaj
dhe vendas në fushën e lojërave të fatit online.

Related posts

Komunikacion në akset rrugore nëpër rrugë të lagështa

Gazetamax.mk

E konfirmon policia, i plagosuri në Prishtinë është shqiptar nga Maqedonia

Gazetamax.mk

Për shkak të mjegullës është zvogëluar dukshmëria afër Demir Kapisë

Gazetamax.mk