GazetaMax
Lajme

Fiasko për Krenar Llogën: Për herë të parë pas katër viteve në fushën e drejtësisë Raporti i KE-së shënon regres

Për katër vite me radhë, në Raportin e vitit 2019, atë të vitit 2020, 2021 dhe 2022 Maqedonia e Veriut kishte marrë notë pozitive nga Komisioni Evropian për punën e gjyqësorit. Por këtë vit, kur në krye të këtij dikasteri është Krenar Lloga nga Aleanca për Shqiptarët, Raporti vjen me shumë kritike dhe me një mesazh të qartë se nuk është shënuar asnjë përparim në këtë fushë. Ky Raport madje u komentua edhe nga ish ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, e cila punën e sektorit të drejtësisë e notoi me notën 1. “Pjesa e raportit për gjyqësorin në pjesë të madhe është vlerësim për punën e Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor në vitin e kaluar. Ky vlerësim, askush nuk ka dilema se është objektive. Kjo në mënyrë më reale flet për sukseset tona dhe mos sukseset, dhe jo si ne shikohemi në pasqyre ose si paraardhësitë tanë, ndjekësit ose konkurentët politik na shohin dhe vlerësojnë”, ka shkruar ish ministrja Deskoska. Në Raport qëndron se zyrtarët evropian kanë shqetësime serioze për ndikimin jashtëm të panevojshëm mbi punën e Këshillit Gjyqësor dhe gjyqësorit.

Related posts

Së shpejti do të ketë rezultate nga hetimi për alarmet e rreme për bomba

Gazetamax.mk

Lista europiane/ Maqedonia e Veriut e 42 nga shkalla e vdekshmërisë, Serbia e para e ndiqet nga Rumania, Bullgaria…

Gazetamax.mk

ASH: Procesi i Berlinit e ardhmja e Ballkanit, Qeveria të heq dorë nga “Open Ballkan”

Gazetamax.mk