Disa ditë pasi 56 studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan pasi konsuamuan ushqim, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar mensën e këtij institucioni.
Bëhet me dije se pas analizave të kryera nga AKU, mensa ka rezultuar se është jashtë kushteve normale higjienike dhe i është vënë shiriti.
Është kompania “Sori Al”, e cila furnizon mensën e akademisë së Sigurisë, me të cilën studentët ushqehen çdo ditë. Mensa pas analizave, ka rezultuar jashtë çdo standardi higjenik
Pas bllokimit të kësaj mense, kursantët e Akademisë do të nxjerren në praktikë, të cilën e bëjnë jashtë institucionit, pasi aty tani nuk kanë ku të ushqehen.
