GazetaMax
Lajme

Hajdutët e historisë përballë të vërtetës shterruese të protagonistëve!

Trebythkëndëshi nuk ka vjedhur vetëm taksat e shqiptarëve duke i shndërruar në kulla, inceneratorë, pallate, vila e resorte në bregdet, operacione plastike bukurie etj. Ky trinom famëkeq po përpiqet të vjedhë edhe historinë. Këta mobokratë vjedhin gjithçka edhe datat e shenjta të kombit.

Trebythënjakët e kanë tejkaluar edhe barbarinë mesjetare të Luigjit te 14-të. Triumvirati 33-vjeçar nuk është anonim. Ka emra të përveçëm që janë kthyer në makth e neveri për shqiptarët.

Ata janë Triarkia sunduese prej më shumë se tre dekada Sali Berisha, Edi Rama e Ilir Meta.

Berisha vodhi 8 dhjetorin dhe grabiti dt. reale të themelimit 12 dhjetorin e PDSH-së duke ia dhuruar këtë datë historike Ramiz Alisë si ditëlindje dt. 11 dhjetor për të përligjur Katovicën me demokracinë e hipotekuar duke konstruktuar në gërmadhat e diktaturës neodiktaturën ku vetë do të ishte violina e parë siç edhe ndodhi.

Në memorien e shqiptarëve janë të ngulitura mirë thirrjet e tij me histerizëm në Qytetin Studenti ato ditë përplasjesh të mëdha: “Unë kam Partinë time (PPSH)” dhe “Rroftë shoku Ramiz Alia”.

Kjo dëshmon qartë ujdinë e tij me Ramiz Alinë për të rrëmbyer PDSH-në pa qenë themelues i saj i cili deklaronte atëkohë se jam mik i studentëve dhe kërkesa e tij ka qenë për pluralizëm mendimi dhe jo për pluralizëm politik.

Edhe Enver Hoxha e ka grabitur atë kohë 8 Nentorin 1941, me të njëjtin stil veçse në kohë e muaj të ndryshëm. Kështu kanë vepruar komunistët duke shpallur ditën e çlirimit 29 nëntorin në të njëjtën ditë të shpallur nga Jugosllavia e jo ditën e vërtetë të çlirimit që përkon me datën 28 të nëntorëve të lirisë të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) dhe Ismail Qemalit.

Sigurisht që dt. 29 nëntor është e memorizuar si data e pushtimit komunist të Shqipërisë që ka filluar nga Shkodra.

Sot Saliu i tretë shpall me beniaminët e tij dhjetorin e dytë dhe bën mufkën e fundit sulltanore duke nxjerrë të bijën si trashëgimtare mbasi vetë e din se edhe po të ishte 30 vjeç e ka të pamundur ekzistencën politike pas damkosjes nga bota demokratike nongrata. Nongrata tjetër e bija e Sulltanit të Lalzit ju bën pyetjen retorike demokratëve: – Ku gabuam???

Po i përgjigjem unë siç do i përgjigjej secili demokrat qëndrestarë i këtij vendi. – Mos e kërko gabimin larg se e ke në familje, me emër e mbiemer. Ai është Marshall Sali Berisha. Hajdut i pasurisë dhe avenirit të shqiptarëve.

Ju mund të vidhni toka e kulla e ndoshta t’i gëzoni përjetësisht por vjedhjen e historisë dijeni se e keni përkohësisht, se historia eshtë bujare kur të fut nga dera por po luajte me të bëhet xanxare dhe të nxjerr nga oxhaku. Dhe oxhaku i historisë është jo vetëm me prush por ka dhe blozë.

Oxhaku i historisë do të rezervojë të njëjtën gjë edhe për Skënderbeun e Spiropalit Edi Ramën që u përpoq të vidhte 8 dhjetorin për të promovuar Spiropalin si pasardhëse të tij pas përcëllimit të Erion Velisë nga zjarri i inceneratorëve.

Brezat e demokratëve tashmë e kanë të qartë se askush nuk mund ta vjedhë historinë e 12 dhjetorin, ditëlindjen e PDSH-së që lindi në vullkanin studentor dhe dimrin e acartë të vitit 1990 e shndërroi në pranverë të lirisë e demokracisë shqiptare.

Është moment historik që protagonistët të thonë të vërtetën troç.

Ndriçimi i të vërtetës është mision historik kombëtar.
Shqiptarët duan të vërtetën!

Related posts

Ekipi i ARM, nisi me shpëtimin e të mbijetuarve nga tërmeti

Gazetamax.mk

VMRO u ftua të merrte pjesë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë, por refuzoi

Gazetamax.mk

Forcat ruse rrëmbejnë kreun e komunës së Dniprorudne

Gazetamax.mk