GazetaMax
Ballina

A mund ta zbehin namin historik të kryeministrit të parë shqiptar, ata që mendojnë njëjtë si “Levica”?

Vetëm hapja e debatit për një kryetar të mundshëm të Qeverisë me përkatësi etnike shqiptare shënoi një hap para në pozicionin e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qarqet nacionaliste maqedonase e morën çështjen si utopike, shqiptarët si diçka që kishte ardhur koha, të tjerë me inate politike se mund të ishte shqiptar, por jo nga radhët e Bashkimit për Demokratik.

Marrëveshja politike për formimin e Qeverisë aktuale solli vendimin se do ketë kryeministër shqiptar në 100 ditëshin e fundit të Qeverisë aktuale.

Nga 28 janari i vitit 2024, në kolltukun e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të ulet Talat Xhaferi, personalitet politik i shquar për qasjen institucionaliste ndaj çështjeve politike. Dhe, po, shqiptar. Ashtu siç ishte zotuar partia e tij BDI, respektivisht i pari i kësaj partie Ali Ahmeti.

Tani, ata që çështjen e trajtonin si utopike janë trazuar sa më s’ka. Utopike dje, reale sot. Janë trazuar dhe po vjellin vrerë edhe disa shqipfolës- zakonisht për shkaqe të inateve politike dhe pamundësisë për të qenë pjesë të historisë, që padyshim do të lë gjurmë.

Preokupuese janë tendencat e shqiptarëve me tendencë përçmuese. Askush nuk duhet të jetë i brengosur se “levo- krillat” ultra maqedonase ulërijnë. Hiç, aspak, sepse nga ata është e pritshme dhe jo befasuese.

Lajmet e rreme me bollëk dhe komentet e ndryshme për peshën e Kryeministrit shqiptar Talat Xhaferi, nga goja e shqiptarëve vetëm për ta defokusuar momentin historik, nuk janë të hijshme, madje janë irrituese: “pse një shqiptar të mendojë njëjtë si një i “Levicës” për çështjen shqiptare në vend”?

Pavarësisht vula e kujt qëndron, 28 janari 2024 është datë historike, për shqiptarët dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve. Të kujt janë meritat, çfarë ngjyra partiake ka kryeministri shqiptar është çështje e debatit të përditshëm politik e besa edhe demokratike, por me kujdes që në asnjë moment të mos zbehet nami historik. Shkurt, nuk mund ta ulin rëndësinë e të parit të Qeverisë ata që mendojnë njëjtë si “Levica” -në raport me kryeministrin e ardhshëm shqiptar.

Related posts

Artoni, Xhevairi dhe Astriti, tre shqiptarët në Zvicër që argëtojnë Diasporën

Gazeta Max

Tri nga ushqimet që konsiderohen më të këqijat për t’u ngrënë

Gazeta Max

Të mirat që i sjell dushi i ftohtë

Gazeta Max