GazetaMax
Lajme

Sinishtaj: Kemi arritur të jemi vlerë e shtuar në komunitetin dhe vendlindjen tonë

Kryetari i Shoqatës atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, ka falënderuar anëtarët e shoqatës, bordin inicues e drejtues për besimin e dhënë, për ta drejtuar shoqatën atdhetare e cila bëri shumë për Malësinë.

Është një kënaqësi dhe privilegj për mua të mund te pohoj se edhe pse me mundesi modeste që kemi pasur si shoqatë dhe unë personalisht, kemi arritur të jemi vlerë e shtuar në komunitetin dhe vendlindjen tonë, ka shkruar Sinishtaj.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëkombas,
E ndiej vetën të nderuar dhe të privilegjuar që në mandatin e parë të shoqatës “Jehona e Malësisë”, kisha mundesinë për të udhëhequr këtë organizatë. Dua t’i falënderoj anëtarët e bordit inicues dhe drejtues të shoqatës për besimin dhe mbështetjen e tyre. Të njëjtin falënderim dua t’u shpreh edhe juve, bashkëvendasve të nderuar, për mbështetjen që keni ofruar në misionin tonë për të ndihmuar komunitetin tonë këtu në Michigan dhe vendlindje, Malësinë, që ende është artificialisht dhe padrejtësisht nën administrim të huaj. Gjithashtu, dua të falënderoj organizata, qëndrat fetare dhe shoqatat e shumta me të cilat kemi bashkëpunuar dhe bashkëvepruar, si dhe individët të shumtë që kanë dhënë kontributin e tyre, dhe të cilët meritojnë falenderime të veçanta. Për të evituar mundësine që të harroj ndonjë prej tyre, dua t’i falënderoj secilin prej tyre privatësisht.
Si kryetar i shoqatës kam patur privilegjin të vizitoj vendet më të shenjta të kombit tonë. Kam patur rastin të takoj dhe bashkëbisedoj me njerëzit qe na udhëheqin si shtete shqiptare dhe si komb. Gjithashtu, kam patur rastin që kërkesat tona ti përfaqësoj në Senatin dhe Kongresin amerikan por edhe në pjesën diplomatike të ekzekutivit si dhe, më e vlefshmja për mua personalisht, kam takuar njerëz të mëdhenj të kombit që sot kam fatin ti quaj miq.
Nuk mund të mos permend edhe bashkëpunimin që kemi patur me udhëheqjen politike në vendlindje frytet e së cilit bashkëpunim besoj mund të shihen më së miri edhe me shkuarjën masive të votuesve nga diaspora në zgjedhjët e marsit të këtij viti por edhe në projekte që kanë ndihmuar në menyrë të drejtpërdrejtë vendlindjën tonë të dashur.
Për të qartësuar, unë pranova të drejtoj këtë shoqatë me kushtin që ky të jetë mandati im i vetëm për shumë arsye, që përfshijnë kriterë parimore dhe arsye personale. Është një kënaqësi dhe privilegj për mua të mund te pohoj se edhe pse me mundesi modeste që kemi pasur si shoqatë dhe unë personalisht, kemi arritur të jemi vlerë e shtuar në komunitetin dhe vendlindjen tonë.
Jam shumë krenar që me ndihmën e shumë prej jush arritem shumë, dhe shumë më shumë mbetën për tu bërë por jam krenar me kryesinë e re që kjo shoqatë tani ka zgjedhur, dhe së bashku me ta do të vazhdojmë me projekte konkrete drejt fitorëve të reja!
Rrnoft Shqypnia!
Jehona e Malësisë
Agron Sylvia DedivanajNua Gjon GjelajNikollë GojçajMarash MicakajAnton DedaSimon Gjoni SinishtajNua-Nora DukajJasmina CunmulajDod IvanajTom Gjoni LulgjurajAgron MartiniNik LucaKolë N DedivanajValon Ivezaj

Related posts

Moti në Maqedoninë e Veriut

Gazetamax.mk

Anketa/ Një e treta e qytetarëve mendojnë të largohen nga Maqedonia

Gazetamax.mk

EDITORIAL / Negociatat për të vendosur prokuror partiak, dëmton procesin e integrimit në BE!

Gazetamax.mk