GazetaMax
Lajme

Shtigje për këmbësorë dhe bicikleta në Haraçinë, Ibraimi: Qytetarët të kënaqur me projektet tona

Kryetari i Komunës së Haraçinës Ridvan Ibraimi përmes rrjetit social “Facebook”, ka njoftuar se gjstë ditës ka inspektuar punimet e projektit “Shtigje për këmbësorë dhe bicikleta”, projdkt ky që po realizohet në Haraçinë.

Veç kësaj, Ibraimi thotë se u takua edhe bashkëbiseduar edhe me qytetarët të cilët shprehen të kënaqur me këtë projekt dhe në përgjithësi me projektet që po zhvillohen në komunën tonë.

“Shpreh mirënjohje për bashkëpunimin dhe përgjegjësin e lartë që po tregojnë shumica e qytetarëve. Një rast për t’u marrë si shembull i mirë është rasti i sotëm kur një qytetarë me vetëdëshirë ishte pajtuar që të rrënohet muri që paraqiste pengesë për punimet. Falenderoj qytetarin në fjalë për këtë gjest dhe gjithashtu ju bëj apel të gjithë qytetarët që të ndjekin këtë shembull pozitiv sepse në këtë mënyrë ndihmojnë shumë në zhvillimin e vendit dhe ngritjen e cilësisë së jetës, pasi që synimi jonë është që Haraçinën t’a bëjmë një qytezë të bukur”, ka shkruar Ibraimi.

Related posts

Bursa për pjesëmarrje virtuale në Akademinë Verore të OKB-së

Gazetamax.mk

Maqedonia cak i luftës hibride për shkak të pozitës gjeostrategjike

Gazetamax.mk

Flet arsimtari që akuzohet për dhunë ndaj nxënësit

Gazetamax.mk