GazetaMax
Lajme

Bekteshi: Prioritet i kushtojmë zhvillimit ekonomik

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në një dalje për media bëri të ditur se Bashkimi Demokratik për Integrim prioritet të madh i kushton zhvillimit ekonomik, kjo me qëllim për përmirësimin e standardit të qytetarëve.

“Në përgjithësi të gjitha partitë politike duhet t’i kushtojnë prioritet zhvillimit ekonomik, si dhe standardit të jetesës së qytetarëve në aspektin e integrimit të vendit tonë, por edhe brenda në fusha të caktuara që janë më të rëndësishmet dhe bazohen në tri shtyllat kryesore: ekonomia e integruar, ekonomi e drejtë, ekonomia e gjelbër. Duke pasur parasysh se jemi anëtare të NATO-s, kemi detyrime, natyrisht, që të përgatiten zgjidhje të caktuara ligjore në fushën e industrisë energjetike etj. Jemi të kënaqur me ecurinë e rritjes së standardit të jetesës në drejtim të rritjes së pagës minimale në pagën mesatare. Janë disa modele për të cilat po punojmë tashmë në fushën e kontributeve, me qëllim që më vonë të ndikojnë në rritjen e pagës neto, por edhe në atë të rritjes së produktivitetit”, tha ministri Bekteshi.

Related posts

Maqedonia e Veriut është e përgatitur që ta formojë Qendrën e trajnimit për zgjedhjet

Gazetamax.mk

Krizat e njëpasnjëshme po shkatërrojnë zanatçinjtë

Gazetamax.mk

Korrupsioni në gjyqësor, shqetësim për SHBA-të

Gazetamax.mk