GazetaMax
Ballina

Kryetari i komunës së Studeniçanit i bashkohet Frontit Europian

Kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki i është bashkëngjitur “Frontit Europian”.

Ai sonte i shoqëruar nga aktivistë, simpatizantë, qytetarë dhe zyrtar të lartë partiak e shtetëror të Bashkimit Demokratik për Integrim, së bashku me bartësin e listës së njësisë zgjedhore numër 1, Blerim Bexhti dhe kandidatin për president Bujar Osmani kanë marrë pjesë në iftar të përbashkët në Studeniçan të Shkupit, informon Pressonline.al

Sadiki, në tre mandate është kryetar komune, ndërsa ka qenë edhe ish-zyrtar i lartë i Partisë Demokratike Shqiptare.

Kandidati për president Bujar Osmani, gjatë ditës së sotme ka vizituar të gjitha vendbanimet e komunës së Studeniçanit, ku ka takuar qytetarë të shumtë dhe ka shpalosur programin e tij presidencial.

Related posts

Gjërat që nuk duhen bërë në mëngjes!

Gazeta Max

Ekspertët e Feng Shui rekomandojnë të mos sillni në shtëpi dhurata nga personat ziliqarë

Gazeta Max

Largoni mushkonjat me uthull molle

Gazeta Max