GazetaMax
Lajme

Këshilltari i Putinit jep dorëheqjen dhe ia “mbath” nga Rusia

Një këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij në qeverinë ruse dhe më pas është larguar nga vendi. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters. Anatoli Chubais, reformator veteran dhe i dërguar për klimën, thuhet se është kundër pushtimit të Ukrainës dhe nuk ka ndërmend të kthehet në Rusi.

Një nga reformatorët e paktë nga fillimi i viteve 1990 që ka mbetur në qeverinë e Putinit, duke ruajtur ende lidhjet me Perëndimin, Chubais bëhet kështu deri më tani, zyrtari i nivelit më të lartë që është larguar nga Rusia që nga fillimi i luftës.

Related posts

Ish presidenti bullgar: Sjellja agresive ndaj Maqedonisë shkakton urrejtje ndaj Bullgarisë

Gazeta Max

Plenković: Kroacia do të investojë më tej në mbrojtjen e saj kundërajrore

Gazeta Max

Kryeministri Kovaçevski në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Berlin

Gazeta Max