GazetaMax
Lajme

Vendet e QUINT-it për mos lejimin e zgjedhjeve të Serbisë: Jemi të zhgënjyer me Qeverinë

Vendet e QUINT-it kanë reaguar sot lidhur me refuzimin e Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, duke thënë se Kosova është ajo që vendos.
Por, thonë se janë të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga QUINT-i.
Kështu thuhet në deklaratën e përbashkët të vendeve të QUINT-it, gjegjësisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.
“Ndonëse e vlerësojmë disponueshmërinë e Serbisë për të gjetur një zgjidhje, me zhgënjim të madh marrim parasysh vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga Kuinti. Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës dështoi të demonstrojë përkushtimin e saj ndaj parimit të mbrojtjes së të drejtave civile dhe politike të të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë edhe pjesëtarët e grupeve minoritare”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Trifunov braktis qeverinë, RMV një nga arsyet

Gazetamax.mk

Ambasada turke falenderon për solidaritetin e shprehur nga vendi pas tërmetit në Turqi

Gazetamax.mk

Ukraina refuzon kërkesën e Rusisë për të dorëzuar Mariupolin, Zelensky: Do zhvillojmë bisedime në Jeruzalem

Gazetamax.mk