GazetaMax
Lajme

Asnjë i vdekur dhe 40 raste të reja me koronavirus

Del raporti për rastet e reja me koronavirus në 24 orëshin e fundit.
40 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar që nga dje në vend.
Raste të vdekjes s’janë regjistruar.
Ministria ka njoftuar se konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të mbi 1 mijë mostrave.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 31 pacientë, derisa numri i rasteve aktive është 650.
“Nga 1.039 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.451. Në total numri i rasteve aktive është 650”, ka njoftuar Ministria.

Related posts

153 sanksione në Shkup, dhjetë prej tyre pa patentë shofer

Gazeta Max

Grubi për iftar në lagjen Dizhon!

Gazeta Max

Zef Berishaj atdhetari që dhuroi 50 mij dollarë për ndërtimin e Kishës në malin e Kakariqit

Gazeta Max