GazetaMax
Ballina

Ish-kryeprokurori i Posaçëm i Malit të Zi akuzohet se ndihmoi Belivukun

Ish-kryeprokurori i posaçëm i Malit të Zi Milivoje Katniç dhe ish-zyrtari i lartë i policisë malazeze, Zoran Lazoviç u arrestuan të dielën me urdhër të Prokurorisë së Posaçme të Malit të Zi, ka njoftuar zëdhënësi i Prokurorisë.

“Katniç dhe Lazoviç janë privuar nga liria për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra penale të krijimit të organizatës kriminale dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Posaçme, Vukash Radonjiç.

Radonjiç ka deklaruar se arrestimi i ish-shefit të Prokurorisë së Posaçme dhe ish-ndihmës drejtorit të policisë është bazuar në bashkëpunimin e prokurorisë me EUROPOL-in, Agjencinë e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit.

Related posts

Bebe Rexha sapo vendosi një tjetër rekord

Gazeta Max

Bushi: Filloi faza e parë e nënshkrimit të vendimeve të punës për administratorët e sistemuar në MPB

Gazeta Max

A ishte planifikuar atentat ndaj Bujar Osmanit në Moldavi?

Gazeta Max