Një pasagjer është vrarë dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur në një fluturim të Singapore Airlines nga Londra në Singapor, pasi u godit nga turbulenca të forta.
Boeing 777-300ER me destinacion Singaporin, u ul në orën 15:45 me orën lokale, në Bangkok. Avioni mbante gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të stafit, tha linja ajrore në një deklaratë.
“Singapore Airlines i ofron ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit”, thuhet në njoftim.